Futbollisti shqiptar Ernest Muçi, ka shënuar në fitoren e sontme të Beshiktashit në Europa League kundër Malmos.
Muçi e shënoi golin e epërsisë për skuadrën turke në minutin e 76-të.
Ernest Muçi’nin harika golü.
Beşiktaş - Malmö#BJKvMFF
pic.twitter.com/hJKkq3ikid
— Sports Uptade (@sportsuptade) November 6, 2024
Skuadra e Giovanni van Bronckhorst, i mposhti suedezët me rezultat 2:1.
Golin e fitorës për Beshiktashin e shënoi Semih Kiliçsoy, në minutin e 85-të, derisa krejt çka mundën të bënin mysafirët ishte një gol përmes Soren Rieks, gati në fundin e takimit.
Fitoren e shijoi edhe Milot Rashica, i cili hyri në lojë në minutin e 72-të në vend të Cher Ndour.
Beshiktash tani gjendet në vendin e 14 me tetë pikë, me dy fitore dhe dy barazime./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.