Brightoni e ka shokuar Manchester Cityn duke e mposhtur me përmbysje.
Fillimisht ishte City ai që kaloi në epërsi në minutën e 34-të me Haaland, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Por, në pjesën e dytë Brightoni u shfaq krejt ndryshe në fushë, ku në minutën e 67-të shifrat u barazuan në 1-1 pasi Milner u tregua i saktë nga pika e bardhë, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, fitoren vendasve ia dha lojtari shqiptar me shtetësi gjermane, Brajan Gruda, i cili e kaloi edhe portierin për të shënuar në portën e zbrazët.
Me këtë fitore, Brightoni gjendet në pozitën e 10-të me katër pikë, ndërsa City në pozitën e 12-të me tri pikë, ku nga tri ndeshje ka dy humbje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.