Sulmuesi venezuelian Darwin Machis është bërë pjesë e një historie të rrallë në futbollin spanjoll, duke rënë nga La Liga për katër sezone radhazi.
Machís e ka provuar hidhërimin e rënies me ekipet e tij në mënyrë të përsëritur, duke u përballur me sfida të mëdha në çdo edicion të kampionatit.
Ai së pari ra nga liga me Granadën më 2022 dhe u transferua te Valladollidi. Me ta ra nga liga vitin pasues teksa më 2024 u përshëndet nga liga elitare spanjolle me Cadizin.
Ndërkaq sivjet, Machisi e përjetoi rënien sërish me klubin Bardh e Vjollcë, Valladollidin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.