Klubi Futbollistik Llapi ka bërë të ditur se futbollisti i tyre, Lulzim Peci, ka pësuar frakturë në hundë gjatë ndeshjes së sotme kundër FC Ferizaj, pas një goditjeje me dorë të hapur nga lojtari kundërshtar Abdeen Abdul.
Si pasojë e goditjes, Peci ka pësuar gjakderdhje dhe komplikime, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor, transmeton klankosova.tv.
Pas përfundimit të ndeshjes, KF Llapi bën të ditur se ai është transportuar me autoambulancë drejt QKUK-së, ku ka kryer ekzaminime të detajuara, përfshirë CT të kokës.
Gjendja e futbollistit është aktualisht stabile, ndërsa pranë tij po qëndrojnë anëtarët e klubit, stafi mjekësor dhe bashkëlojtarët.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.