Futbollisti i FC Prishtinës, Samuel Mone, ka lënduar syrin e djathtë gjatë seancës së fundit stërvitore që skuadra nga kryeqyteti po e mban në Gjakovë.
Ganezi pas dëmtimit ka kryer një kontroll të detajuar mjekësor, bën të ditur faqja zyrtare e prishtinasëve, transmeton Klan Kosova.
“Udhëheqësit e klubit, kryetari Remzi Ejupi dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, sot vizituan futbollistin duke iu falënderuar stafit të QKUK-së, repartit të Oftalmologjisë dhe posaçërisht doktor, Naser Salihu”, thuhet në njoftim.
Për 18 vjeçarin pritet të shqyrtohet nesër nëse do të ketë nevojë të ketë ndërhyrje kirurgjike.
Prishtina aktualisht po kryen fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve, që do ta ketë me 22 qershor përball skuadrës nga San Marino, Folgore./klankosova.tv/
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.