Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot gjatë ndeshjes së Serie A, mes Fiorentinës dhe Hellas Veronës.
Futbollisti i "Violas", Moise Kean, ra pa ndjenja në fushë.
Kean mori një goditje të fortë nga kundërshtari gjatë një dueli që e zhvillonte.
Kjo shkaktoi panik tek të gjithë të pranishmit.
Reagimi i shpejt i lojtarëve dhe stafit mjekësor në fushë ia shpëtuan atij jetën.
Ai u largua nga loja me barrelë dhe u dërgua drejt në spital.
Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes shëndetësore të sulmuesit.
Kjo është hera e dytë brenda një kohë që futbollistëve të Fiorentinës iu bën vaki ngjarje të këtilla.
Para disa muajsh, lëndim të rëndë kishte pësuar edhe Edoardo Bove.