Futbollisti i Dritës, Veton Tusha është operuar pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Conference League, ndaj KuPS.
Kjo u bë e ditur nga kampionia e Kosovës, përmes një njoftimi transmeton Klankosova.tv.
Tusha ka kryer operimin në Frakturë e harkut të ashtit zigomatik (arcus zygomaticus) dhe frakturë e murit të poshtëm të orbitës.
”Jemi shumë të lumtur te ju njoftojmë se operimi u krye me sukses për Veton Tushën Lloji i ndërhyrjes: Frakturë e harkut të ashtit zigomatik (arcus zygomaticus) dhe frakturë e murit të poshtëm të orbitës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, veçanërisht për stafin e QKUK-së dhe doktorin Milot Ademaj.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nuk bëhet e ditur se kur do të kthehet brenda fushave të gjelbër.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.