Pasi e mposhtën fuqishëm Bayernin, me rezultat 4-1, futbollistët e Barcelonës pritet që sonte të "vallëzojnë" në Beograd në përballjen me Yllin e Kuq.
"Blaugranat" të motivuar pas suksesit të madh ndaj rivalëve të përbetuar nga Gjermania, sonte me fillim në orën 21:00, zbresin në fushë për ta tentuar një tjetër goleadë, njofton Klankosova.tv.
Kundërshtari i tyre ka humbur të tri ndeshjet e para, andaj e njejta "supër" pritet t'i gatuhet edhe sonte.
Nga ana tjetër, katalunasit janë 'kthjellur' shpejt pas humbjes që e pësuan në udhëtim te Monaco.
Barcelona para se të triumfonte ndaj bavarezëve, e mundi 5-0 ekipin Young Boys, raporton Klankosova.tv.
Ylli i Kuq - Barcelona, trasnmetohet direkt në kanalin
Sport 3 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion, me komentim të Andin Lokajt.
[caption id="attachment_2417606" align="alignnone" width="2000"]

Kompeticioni kryesor i futbollit evropian për klube, UEFA Champions League, trasnmetohet ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.