BKT Superliga dhe Viva Fresh Liga e Parë vazhdojnë aksionin edhe këtë vikend teksa na premtojnë ndeshje të bukura dhe emocionuese ku tri prej tyre vijnë ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Dy duele të BKT Superligës vijnë tek shikuesit me fillim nga ora 15:00, Ulpiana pret Dukagjinin në Therandë në një duel mes skuadrave që ndodhen poshtë në tabelë me ndeshjen që do komentohet nga Andi Shabani ndërsa Llapi kërkon fitoren e parë sezonale në derbin ndaj Drenicës me ndeshjen interesante që do komentohet nga Arlind Sadiku.
Këto dy ndeshje transmetohen në Art Sport 1 dhe 2.
Për fund, klasikja kosovare mes Vëllaznimit dhe Besës vjen ekskluzivisht në Art Sport 3 nën komentimin e Arbon Flugajt me Besën që kërkon fitoren e parë sezonale ndërsa Vëllaznimi vazhdimësinë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.