Studentët e degës së Teknologjisë së Tekstilit të Universitetit Balıkesir kanë dizajnuar një fustan me kokoshka, ndërsa pjesa e sipërme është e mbuluar nga kokrrat e misrit.
Arzu Pilevne, pedagoge në këtë Universitet thotë se dizajnimet e ndryshme kanë interes dhe se ata që e zhvillojnë veten në këtë drejtim në të ardhmen do të mund të tregojnë talentin e tyre, raporton Anadolu Agency.
"Studentët më pyetën nëse është e përshtatshme të bëjmë një veshje me kokrra misri dhe kokoshka."
"Pse të mos jetë" - ishte përgjigja ime, tha Arzu.
"Për këtë fustan, ne punuam një kohë bashkë dhe në fund doli ky stilim interesant. Studentëvë iu sugjeroj gjithmonë që të vendosin në punë imagjinatën kur krijojmë stilime pasi mund të dalin gjëra interesante" përfundoi pedagogia Pilevne.
Veshja është ekspozuar në ceremoninë e diplomimit të studentëve ku duket se ka pasur një interes të lartë nga pjesëmarrësit, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.