Shoqata e shkrimtarëve “Naim Frashri” në Fushë-Kosovë ka organizuar një manifestim poetiko- letrar me emrin “Malli poetik i Kosovës”.
Ky eveniment u përkrah financiarit nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Fushë- Kosovës.
Edicioni letrar është i pesti me radhe dha ka për qëllim mbledhjen e poetëve dhe shpërblimin e krijimeve të tyre.
Në këtë ngjarje poetike në plan ishte edhe shfaqja e një filmi të metrazhit të shkurtër me emrin “Qyteti i Zi”, i regjisorit Dibran Fylli, por për shkak të mungesës së një projektori në shtëpinë e kulturës në Fushë – Kosovë, ky film mbeti pa u shfaqur, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli tha se shoqata e shkrimtarëve të kësaj komune, nuk ka kërkuar ndihmë nga komuna për shfaqjen e këtij filmi.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.