Ushtarakët u vunë në kërkim të trupit, e Vetëvendosje u nis fërkemeve të tyre.
Misioni, anise humanitar i Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta gjetur të riun që ra në liqenin e Ujmanit, i hapi rrugën pushtetarëve për lavd, raporton Klan Kosova.
Se ç’detyrë pati të shkojë në Ujman nuk dihet, por me ta atje shkoi edhe vetë zëdhënësi i partisë së Albin Kurtit, Arlind Manxhuka.
Ky qe fort aktiv për këtë zhvillim, e më i përmbajtur u tregua drejtuesi i dikasterit të mbrojtjes që dha lajmin, Ejup Maqedonci.
Ani pse ky se tha, në citimin e Maqedoncit, partia reklamoi zbarkimin e ushtrisë si diçka krejt të re në këtë pjesë të vendit.
E më pas iu doli që ishte jo krejt e para.
Krahasim me një tjetër vit u bë edhe nga deputeti Mefail Bajqinovci, që vuri fotografinë e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq në Ujman, e një të ushtarit të FSK-së.
Gjithë kjo jehonë e prirë nga Vetëvendosje, u cilësua për marre nga ligjvënësja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Derisa shkuarja e FSK-së në veri, sipas kolegut të Çitakut, Artan Behramit, bazën e ka te marrëveshja e Hashim Thaçit me NATO-n.
Pos tyre, reagim pati edhe nga
Ambasada Gjermane.
Akuzave për përdorim të tragjedisë për përfitime politike, nga Vetëvendosja iu kundërpërgjigjën me mohim, derisa prania e ushtrisë atje konsiderojnë se është pjesë e ngjarjeve historike që duhet të shënohet. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=t5B5YD98A9Y
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.