Galeria Kombëtare e Kosovës ka bërë të ditur se do të prezantojnë ekspozitën personale të artistit Jetmir Idrizi të titulluar “Fuqia e dëshirës “, e kuruar nga Camille Cousin.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hapja e ekspozitës organizohet të enjten, me 10 prill, prej orës 19:00 deri në 21:00.
Ndër tjera, thuhet se kjo ekspozitë përmes një serie fotografish të zhyt në skenat vibrante të kulturës "queer" të Sao Paulos dhe Rio de Janeiros.
"Më shumë se vetëm një dëshmi, puna e tij fotografike shpalos territore të emancipimit ku festa dhe vetë-pohimi bëhen akte të rezistencës. Nga klubet e natës tek karnavalet, nga shfaqjet 'drag' tek skenat e ballos, ai ndjek një hartë vizuale të dëshirës në lëvizje, një gjeografi intime dhe kolektive të lirisë", thuhet në njoftim.
Para-premiera për media e ekspozitës do të mbahet nga ora 18:00 deri 19:00. /Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.