Lajmet e fundit

Retinoli është një lloj përbërësi anti-plakje e përpunuar nga vitamina A, ajo u zhvillua për herë të parë në vitet e 70-ta, si një ilaq për luftimin e pucrrave në fytyrë, dhe ka ngjyrë të verdhë, që gjendet në pemët jeshile, vajin e peshkut etj.
Është përdorur për të trajtuar një gamë të gjerë çështjesh të lëkurës duke përfshirë lythat, lëkurë të dëmtuara dhe për lëkurën e rrudhosur.
Aplikimi i rregullt i retinolit do të i jap edhe ton lëkurës, duke i reduktuar rrudhat.
Ja si funksionon Retinoli:
Trupi zëvendëson qelizat e lëkurës së vdekur në një shkallë shumë më të ngadaltë, kjo con në nishane duke e tharë lëkurën, shpejtësia më e ngadaltë e qarkullimit të qelizave mund të cojë në rrudha me kalimin e kohës.
Retinoli punon duke nxitur qarkullimin e qelizave të lëkurës, duke bërë që qelizat e reja të lëkurës të rriten.
Lëndët ushqyese reduktojnë avarinë e kolagjenit, duke i kuruar shtresat e thella të lëkurës për të parandaluar fillimin e rrudhave.
Retinoli gjithashtu largon shenjat, dhe pikat e errëta të moshës, duke bërë që edhe lëkurë të fitojë shkëlqimin e saj dhe të mos pësoi hiper-pigmente ku mund të mbesin shenja të lëkurës, njofton Klan Kosova.