Me vargjet e Frank Sinatrës u përcoll për tek varrezat Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë.
Edhe socialistët që i themeloi, por edhe shtetin e drejtoi sipas mënyrës së tij.
Arkivoli i tij kaloi për herë të fundit përkrah ndërtesës së Qeverisë, ku tri herë shërbeu si shef i ekzekutivit të shtetit shqiptar.
Këtë ditë, bashkëshortja e tij, Xhoana, do të kishte dashur që mos ta përjetonte kurrë.
"Shqipëria Evropiane" ishte modeli i të bërit politik, siç djali i tij, Sokol Nano, rikujtoi qëllimin e tranzicionit demokratik që kishte i ati.
Pasardhësi partiak, Edi Rama, kujtoi veprimtarinë e Nanos mes burgut dhe politikës, duke theksuar se atë e kanë adhuruar edhe armiqtë e tij.
Në ceremoninë mortore të Fatos Nanos u mblodhën edhe Edi Rama e Albin Kurti. Aty ishin gjithashtu Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe përfaqësues të demokratëve të Sali Berishës. Ndërkaq, edhe shteti i Malit të Zi dërgoi përfaqësuesin e tij në varrim.
Nano u përcoll me një ceremoni shtetërore, e cila konsiderohet të jetë funerali më i madh që prej atij të Enver Hoxhës. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=uQNUtanpzWA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.