Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligë.
Drita, tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, por gara për vendet që sigurojnë Evropën dhe mbijetesa në elitën e futbollit po hyjnë në një fazë tejet kritike, ku secila pikë do të jetë mund të jetë vendimtare.
Krejt, pesë ndeshjet do të zhvillohen të shtunën, me fillim nga ora 16:00, e padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, ku skuadra vendase (Gjilani) përballet me kampionen Drita, një nga derbit më të zjarrtë të futbollit kosovar.
Një tjetër sfidë që pritet me interes të madh është ajo mes Ballkanit dhe Llapit.
Dyja ekipet po luftojnë fort për një vend në Evropë.
Edhe takimet tjera pritet të jenë të zjarrta, pasi skuadrat që ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës janë në garë të drejtpërdrejtë për të shmangur rënien nga elita.
Përballjet e javës së 35-të:
Dukagjini – Ferizaj
Malisheva – Suhareka
Ballkani – Llapi
Gjilani – Drita
Feronikeli ’74 – Prishtina.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.