Federata Shqiptare e Futbollit, me anë të një komunikate ka demantuar lajmin se tre futbollistë të tyre kanë dal pozitiv me COVID-19.
“FSHF përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur. I bejme thirrje madias te distancohen nga këto lajme te pavërteta dhe nga kjo praktike aspak profesionale”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare.
Kjo federatë ka publikuar edhe analizat e tre futbollisteve në fjale, ku shihet se kane rezultuar negativë me këtë virus, ndërsa është bërë e ditur se treshja në fjalë nuk do të udhëtojë drejt Bjellorusisë, si shkak i lëndimeve.
●●●
VI
SHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.