C.J. Snare, frontmeni i grupit hard rock FireHouse, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
“Sot është një ditë e trishtuar për Rock N Roll-in”, thuhej në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të grupit në Facebook të dielën, 7 prill.
“Me pikëllim të madh po i bëjmë të ditur botës se kemi humbur vëllain tonë: CJ Snare, luftëtari i rock and roll-it, vokalisti kryesor dhe një anëtar themelues i Firehouse.”
Deklarata shtoi se Snare "vdiq papritur në shtëpi".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.