Këngëtari i famshëm amerikan Frank Ocean e ka publikuar këngën e tij të re.
Ai e ka sjellë këngën në episodin e ri të shout të tij në Apple Music, “Blonded Radio”, dhe e cila nuk duket se bart një titull specifik, pos që përmendet të jetë në kuadër të episodit për Krishtlindje.
“Unë dhe @iceman_hof [një folës motivues nga Holanda] patëm biseduar kohë më parë kur isha në stadet e hershme të vajtimit dhe më kujtohet se si mahnitesha me mënyrë se si energjia e tij shpërthente përtej telefonit”, ka shkruar Ocean. në një postim të tijin në Instagram.
Ocean ka thënë që kënga e tij e re ishte regjistruar me të parën me Cory Henryn në verën e vitit 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=5D1UGOMXpFg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.