Mesfushori nga Bregu i Fildishtë i cili luan aktualisht te Al-Ahli, Franck Kessie po kërkon rikthimin në Serie A në sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane, për Kessie janë të interesuar klubet e mëdha italiane si Juventusi e Interi, transmeton Klankosova.tv.
Për ta realizuar transferimin, mesfushori do të duhet të ulë kërkesat e tij financiare, pasi paga e tij aktuale arrin deri në 14 milionë euro neto për sezon.
Më herët Kessie ka luajtur për Milanin dhe Atalantën ndërsa së fundmi ishte pjesë edhe e Barcelonës ku fitoi La Ligën dhe Kupën e Spanjës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.