Kombëtarja e Gjermanisë në kategorinë e femrave, e ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian, pas një fitore dramatike ndaj Francës.
Ndeshja përfundoi baras 1:1 gjatë 120 minutave, dhe fati u vendos nga penalltitë, ku gjermanet u treguan më të sakta duke fituar 6:5 përballë francezeve dhe duke siguruar kalimin mes katër më të mirave të turneut që po mbahet në Zvicër.
Këtë fitoren e bën këtë fitore edhe më të veçantë është fakti që gjermanet luajtën me një lojtare më pak që nga minuta e 13-të, pas një kartoni të kuq.
Por, kjo nuk i ndali ato që të besojnë në fitore, duke shfaqur saktësisht karakterin luftarak të Gjermanisë, transmeton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale, Gjermania do të përballet me Spanjën, që po ashtu pritet të jetë tejet interesante.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.