Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, po i bëhet presion i madh rreth marrjes së vendimit të diversitetit seksual në vend, duke i kërkuar që në Pantenon në Muzeun Kombëtar në Paris të futën edhe dy prej poetëve më të dashur të Francës, Arthur Rimbaud dhe Paul Verlaine, të cilët kishin orientime tjera seksuale.
Një peticion i nënshkruar nga 10 ish-ministra të kulturës si dhe një listë e gjatë e artistëve dhe intelektualëve, thotë se dy poetët të cilët kishin një lidhje në fillim të viteve 1870 - "ishin simbole të diversitetit", shkruan BBC.
Ata vuajtën homofobinë e ashpër të kohës së tyre.
"Kjo është një çështje që i takon një drejtësie të thjeshtë - ata duhet që të futën në ‘Pantenon', së bashku edhe me figura të tjera të mëdha të letërsisë franceze si Volteri, Ruso, Hugo dhe Malraux”, thuhet në peticion.
Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, edhe pse nuk e nënshkroi këtë peticion, tha nuk ishte kundër tij duke shtuar se “ Sjellja e këtyre dy poetëve në Pentanon do të kishte një domethënie jo vetëm historike e kulturore, por shumë më shumë se kaq”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
J
SHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.