Lajmet e fundit

Në shkurt të vitit 2011, Luis Pons u sëmurë. Ai thotë se sëmundja e futi në depresion dhe më pak se një vit ai mendoi që ta vrasë veten.
“Unë kisha harruar se si ishte të ishe i lumtur. Nuk mund të kujtoja herën e fundit kur kam qeshur. Ndihesha i distancuar nga gjithë pjesa tjetër e qytetit”.
Gjatë kësaj kohe një shok ia sygjeroi Pons që të fillojë të fotografojë si një mundësi për tu fokusuar në diçka tjetër e jo në sëmundje. Në fillim ai bëri fotografi të njerëzve në rrugë, mirëpo kjo gjë nuk e përmbushte, transmeton Klan Kosova.
Ai më në fund ai vendosi që të fotografojë balerinët në mënyrë që të shoh dinamikën dhe gëzimin që në atë kohë i mungonin.
Që nga ajo kohë Pons ka realizuar dhjetëra fotografi të balerinëve dhe shprehet se kjo gjë ia ka ndryshuar pikëpmajen mbi jetën.
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotografitë e realizuara nga Pons: