16.08.2018 · përditësuar para 2885 dite1 min lexim
Jeta lëviz me një ritëm të shpejtë dhe kjo mund të jetë nganjëherë edhe stresuese për dikë.
Për shumë fotografë, fotografimi i peisazheve ofron një mundësi shumë të mirë për të dalë në natyrë, për ta fikur telefonin dhe për t’u larguar nga rutina e përditshme e kohës sonë.
Nuk është vetëm arti i fotografisë që është tërheqës, por edhe akti i daljes në natyrë dhe marrja e një frymëmarrje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Duke shkrepur me një aparat fotografik dhe duke eksploruar apo studiuar një peisazh, mund të krijoni një hapësirë mendore për veten tuaj.
Fotografimi i peizazheve është i ndryshëm nga disiplinat e tjera fotografike.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të autorëve të ndryshëm, që udhëtuan nëpër skajet e largëta të botës, vetëm për t’i kapur këto peisazhe të mrekullueshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.