Lajmet e fundit

Fotografi Edward Honaker e ka realizuar një fotosesion të vetes duke dashur të portretizojë eksperiencën e tij me depresionin dhe ankthin.
Shumë persona do të zgjedhnin që ta fshihnin këtë gjë, por Honaker i ka realizuar këto fotografi duke dashur që të flas me anë të tyre për sëmundjen e tij, transmeton Klan Kosova.
“Sëmundjet mendore janë tema shumë tabu në shoqëri. Nëse ndonjëherë flet për këtë gjë, njerëzit heshtin dhe tentojnë të të tregojnë se ky nuk është problem i vërtetë. Kur unë isha në kohën më të vështirë të depresionit gjëja më e lehtë që njerëzit do të bënin për mua do ishte të më dëgjonin – jo gjykonin, jo të tentonin të gjenin zgjidhje thjeshtë të më dëgjonin”.