Lajmet e fundit

Një fotografi e 10 ushtareve që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, ka pushtuar mediat sociale.
Kjo fotografi është bërë nga fotografja Tara Ruby, një ushtare që ka shërbyer në US Air Force prej vitit 1997 deri më 2001, transmeton Klan Kosova.
Ideja e saj ishte që të normalizohet ideja e gjidhënies, veçanarisht ideja që edhe ushtaret mund të jenë nëna.
Ajo e ka postuar këtë fotografi në Facebook, duke lënë një mesazh poshtë saj.
“Unë besojë që sot ne bëmë historinë”.
“Sipas njohurive të mija, asnjëherë nuk është bërë një fotografi në grup të ushtareve që janë duke i ushqyer fëmijët e tyre”.
“Të ushqesh fëmijën me gji nuk të bënë më pak ushtare, por është e kundërta”, shkruan mes të tjerash Ruby.
Tashmë kjo fotografi është shpërndarë në më shumë se 8 mijë herë dhe është komentuar shumë për të mirë.
Por kishte edhe të atillë që u ankuan për “joprofesionalizmin” e kësaj fotografie, pasi që gratë po i ushqenin fëmijët teksa po mbanin të veshur uniformën.