Pas fitores historike 0-1 në Leskovc ndaj Serbisë, Shqipëria rikthehet sërish në fushë sot, këtë herë në një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë me fillim nga ora 19:00.
Trajneri Sylvinho do të ketë mundësinë të eksperimentojë dhe të provojë lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion.
Pavarësisht se është një ndeshje miqësore, në stadiumin “Air Albania” pritet të jenë rreth 12 mijë tifozë të pranishëm, duke treguar edhe një herë tjetër dashurinë pa kushte ndaj Kombëtares.
Sylvinho ka lënë pushim disa nga titullarët e ndeshjes ndaj Serbisë, duke iu dhënë mundësi emrave si Daku, Hoxha, Bajrami, Asani, Mihaj, Balliu dhe Dajsinani të tregojnë vlerat e tyre.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Dajsinani; Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Balliu; Asllani, Shehu, Bajrami; Asani, Daku, Hoxha. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.