Kosova U-21 sot do të luajë kundër Anglisë U-21 ku do të luajnë në Prishtinë në Stadiumin "Fadil Vokrri".
Dardanët do të startojnë me një formacion sulmues ku Veliu dhe Manaj do të jenë në sulm ndërkaq pas tyre do të jetë treshja e mesfushorëve të njohur edhe nga superliga e Kosovës, Blend Baftiu, Kryeziu dhe Selmani.
Edhe Anglia pritet të këtë një formacion interesant ku paraqiten edhe lojtarë që luajnë në Premier Ligë si Saka dhe Nketiah i Arsenalit që do të startojnë në sulm.
Kosova U-21 është në vendin e tretë të kualifikimeve për Euro 2021 për grupmoshat U-21 më gjashtë pikë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.