CSKA Moska sot pret kampionin aktual të Ligës së Kampionëve, Real Madridin, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.
Të dyja ekipet kanë shumë mungesa në përbërjen e tyre për shkak të dëmtimeve të lojtarëve.
CSKA-s i mungojnë gjithsej shtatë lojtarë në ekip, ndërsa Realit katër të tillë, njofton Klan Kosova.
Galaktikët në këtë ndeshje do të kenë mungesën e katër lojtarëve kryesorë të ekipit. Gareth Bale, Isco, Marcelo e Sergio Ramos nuk kanë qenë në dispozicion për Julen Lopetegui, lojtarë të cilët gjithmonë luajnë rol kyç në lojë.
Megjithatë, sulmit të mbretërve do t'u prijë Benzema i cili do t'i ketë në krah dy spanjollët, Lucas Vazquez e Marco Asension.
Këto janë formacionet zyrtare
CSKA: Akinfeev; Fernandez, Bekaa, Chernov, Nababkin; Obljakov, Bijol, Vlasic; Akhmetov, Dzagoev, Chalov.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Nacho, Reguilon; Casemiro, Kroos, Ceballos; Vazquez, Asensio, Benzema.

●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.