Atletico Madrid do të përballet sot me gjigantin anglez, Arsenal në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Diego Simeones kërkon reagim në stadumin "Riyadh Air Metropolitano" për t'u hakmarrë ndaj humbjes 4:0 nga londinezët në kuadër të fazës së ligës së Champions League, raporton KlanKosova.tv.
Spanjollët do të kenë mungesa të rëndësishme si Barrios dhe Gimenez për shkak të lëndimeve, ndërsa në anën tjetër Arsenalit do t'i mungojë gjermani, Kai Havertz.
Para fillimit të takimit në ora 21:00 janë publikuar formacionet e mundshme.
Atletico Madrid: Oblak; Molina, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Simeone, Koke, Cardoso, Gonzalez; Griezmann, Alvarez
Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Odegaard, Zubimendi, Rice; Saka, Gyokeres, Martinelli
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.