Manchester United prej vitesh dëshpëron, me rezultatet e fushës që janë shumë larg pritshmërive të këtij klubi.
"Djajtë e Kuq" e kanë nisur dobët edhe këtë sezon në Premier Ligë, me një humbje dhe një barazim. United sonte do të luajë në Ligën e Kupës ndaj Grimsby me synimin për t'u kualifikuar në rrethin e 32 skuadrave më të mira të garës.
Në prag të këtij dueli, lojtari i skuadrës që luan në ligën e katërt angleze, Jaze Kabia është shprehur optimist në synimin për të shokuar Manchester United-in.
“Kurrë në ëndrrat e mia më të çmendura [s'e kam paramenduar]. Disa muaj më parë kur luaja në National League South, s’e kisha menduar se do të përballesha me Manchester United. Ka qenë vorbull emocionesh. Jam tifoz i përjetshëm i Arsenalit dhe tek javën e kaluar po i shikoja duke luajtur kundër United-it në TV, e tani të përballem vetë me ta është e pabesueshme", deklaroi Jaze Kabia.
"Pikërisht për këtë e dua futbollin, për momentet e mëdha si ky që mbeten përgjithmonë. Ata kanë lojtarë të klasit botëror, por kemi parë aq shumë befasi më parë. Pse jo nga Grimsby?”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.