Mbrojtësi 24-vjeçar Bujar Pllana, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Kosovës, ka marrë shtetësinë shqiptare dhe do të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.
FIFA e ka aprovuar ndryshimin e ekipit kombëtar, pas lejes së dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Pllana ka nisur karrierën te Trepça ’89, më pas ka luajtur për Feronikelin dhe Prishtinën, para se të transferohej në Kroaci te Slaven Belupo dhe tani te Lechia Gdansk në elitën e futbollit polak.
Mbrojtësi pritet të grumbullohet nga Shqipëria në ndeshjet e muajit mars./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.