Lajmet e fundit

20 palestinezë janë arrestuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që nga nata e së shtunës nga forcat izraelite.
Kjo sipas një deklarate të përbashkët të publikuar nga Autoriteti për Çështjet e të Burgosurve dhe Klubi i të Burgosurve.
Sipas deklaratës arrestimet u kryen në qytete duke përfshirë Hebron, Nablus, Ramallah dhe Tulkarem, ndërsa gjithashtu aty thuhet se numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite që nga 7 tetori tani është 4 mijë e 540.