Dy yjet e kinemasë amerikane Xhejn Fonda dhe Robert Redford, u nderuan me çmimin e karrierës në festivalin e 74 të filmit në Venecia.
Në ekranin e këtij festivali u shfaq dhe filmi i fundit ku interpretojnë se bashku dy artistët e kinemasë.
Redford e Fonda në Festivalin e Venecias prezantuan filmin “ Shpirtrat tonë natën” një film jashtë konkurrimit i prodhuar nga Netflix, bazuar në romanin e Kent Haruf. Filmi i cili do të fillojë të shfaqet që prej 29 shtatorit ne Netflix flet për dashurinë e moshës së tretë. Dy protagonistët në film janë fqinj, të dy të ve, por që nuk njiheshin shumë me njëri-tjetrin, shkruan kultplus. Pastaj një vizitë e papritur e fqinjës që i propozon të flenë bashkë, jo për të bërë dashuri, por për të kaluar natën”, kryqëzon shikimet e tyre në drojën e ndërsjellët emotive dhe me pak fjalë i tregojnë jetët e tyre njëri-tjetrit, atë pjesë që nuk ia njihnin edhe pse jetonin përballë. Filmi përshkohet nga veprime të vogla të përditshmërisë që hapin digat e kujtimeve për të kaluarën.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.