Një kopje e rrallë e Folios së Parë të William Shekspirit u shit për gati 10 milionë dollarë duke u bërë vepra më e shtrenjtë e letërsisë që është shfaqur ndonjëherë në ankand.
Koleksioni i 36 pjesëve botuar menjëherë pas vdekjes së dramaturgut është një nga pesë kopjet e plota ende në duar private, tha shtëpia e ankandit.
Folio e Parë konsiderohet ndër koleksionet më të rëndësishme të letërsisë në gjuhën angleze.
Ai përmban 18 vepra që nuk ishin shfaqur më parë në shtyp, dhe përndryshe do të ishin humbur në histori, përfshirë "Makbethin" dhe "Natën e dymbëdhjetë".
Botuar në 1623 nga aktorët John Heminge dhe Henry Condell, miq të dramaturgut anglez, libri titullohet zyrtarisht "Komedi, Histori dhe Tragjedi", bazuar në tre zhanret që çifti përdori për të kategorizuar shfaqjet.
Versioni i shitur ishte kopja e parë e plotë që u shfaq në ankand që kur njëra prej tyre u shit për 6.1 milionë dollarë në 2001.
Pjesa u vendos në shitje nga Kolegji Mills në Oakland, California, të cilët e kishin mbajtur artikullin në koleksionin e tyre që nga viti 1977.
Pas një beteje ofertash nëpërmjet telefonit midis tre blerësve që zgjati gjashtë minuta, artikulli u ble nga tregtari i librave dhe mbledhësi antikash Stephan Loewentheil për 9,98 milionë dollarë.
Në një intervistë telefonike pas shitjes, ai përshkroi folion origjinale të Shekspirit si "Holy Grail të librave".
Megjithëse u prodhuan rreth 750 kopje të Folios së Parë, vetëm 235 dihet që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.
Nga këto, vetëm 56 konsiderohen të jenë të kompletuara, me pothuajse të gjitha tani të mbajtura nga institucionet në SH.B.A. dhe Britani të Madhe.
Duke besuar se kopjet në duar private mund të "mos dalin kurrë më në treg", Loewentheil tha se mund të mos ketë "shanse tjera" për të marrë një kopje.
Libri erdhi me formë lidhëse që daton që nga fillimi i shekullit të 19-të. Është shitur së bashku me një letër nga mësuesi i Shekspirit, Edmond Malone nga 1809 që konfirmon vërtetësinë e saj.
Duke komentuar gjendjen e librit, Loewentheil, i cili ishte në gjendje ta inspektojë atë personalisht, e përshkroi atë si me "integritet".
Çmimi përfundimtar i shitjes tejkaloi vlerësimet e shtëpisë së ankandit, i cili kishte parashikuar ofertat kryesore prej 4 deri në 6 milionë dollarë.
●●●
DSHKRIMI NGA
D.T
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.