Evertoni, ekipi i sulmuesit shqiptar, Armando Broja ka arritur që ta marrë një pikë ndaj Manchester Cityt sot.
Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të, teksa e pati notën 7.1, njofton Klankosova.tv.
Por, një moment është bërë viral, ku lojtari i Cityt, Foden, e kapi Brojën nga prapa duke tentuar që ta ndalë.
Përballë Cityt, Broja pati 100 për qind saktësinë e pasimeve, kompletoi një driblim, fitoi tre topa dhe i fitoi tri nga katër duele.
City barazoi me Evertonin sot me rezultat 1-1, duke e thelluar edhe më tej krizën e rezultateve.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.