Trajneri i kombëtarës së Kosovës Franco Foda, ka folur edhe njëherë rreth ndeshjes kundër Rumanisë, që u ndërpre për shkak të thirrje raciste nga tifozët rumunë.
Fdda tha se racizmi nuk ka vend në stadium.
Strategu gjerman edhe ua bëri të qartë të gjithëve se Kosova është Kosovë.
" Për neve është e rendësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rendësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rendësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Për këtë është e rendësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”, tha Foda.
"Dardanët" ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve të këtij edicioni do ta zhvillojë, nesër më 18 nëntor kundër Lituanisë në "Fadil Vokrri".
Sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e vizitoi kombëtaren duke e ofruar mbështetjen e tij dhe duke përkrahur vendimin për ndeshjen ndaj Rumanisë.
Kurti e quajti vendimin parimor, të drejtë dhe të dobishëm.
https://klankosova.tv/kurti-apel-per-uefa-n-dhe-fifa-n-pas-thirrjeve-anti-kosove-ne-rumani-mos-lejoni-keso-gjera/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.