Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka lënë të kuptohet se trajneri Franco Foda do të qëndrojë në krye të përfaqësueses.
Së fundmi Foda u përfol si i tunduar për të kaluar në një klub të Arabisë Saudite.
Mirëpo, postimi i sotmë i Ademit, ka lënë të supozohet se austriaku do të mbetet te Dardanët.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.