Trajneri Franco Foda është shprehur shumë i lumtur për triumfin dhe kualifikimin e Kosovës në playoff të Kupës së Botës.
Ata siguruan këtë fazë pas fitores së sontme prej 0-2 ndaj Sllovenisë në Lubjanë.
“Absolutisht, jam shumë i lumtur për djemtë, për ekipin, djemtë i janë përmbajtur planit. Kanë luajtur shumë mirë. Ne të gjithë mund të jemi shumë krenarë me ta”, ka deklaruar Foda në konferencë për media.
“Të martën luajmë në shtëpi kundër Zvicrës, dhe shpresoj të fitojmë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.