Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë kamp stërvitor me futbollistët e rinj, që sipas tyre, janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar “A”.
Sipas njoftimit, selektori i Kosovës, Franco Foda, pas përcjelljes së vazhdueshme të futbollistëve të rinj, ka vendosur që nga 12 deri më 15 janar ta organizoj kampin në Prishtinë.
“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pas përcjelljes së vazhdueshme të futbollistëve të rinj që janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar, ka vendosur që nga data 12 deri më 15 janar të organizojë një kamp stërvitor në Prishtinë, për të parë nga afër futbollistët e rinj (nën 21 vjeç) që janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar ‘A’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Në listën e publikuar nga Federata gjendet 21 lojtarë, që do të testohen nga trajneri i kombëtares, Franco Foda.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.