Kompania Ticketmaster i ka kërkuar falje këngëtares Taylor Swift dhe fansave të saj, pas disa parregullsive që vështirësuan blerjen e biletave për turneun e ri të yllit të popit.
"Ne duam t'i kërkojmë falje Taylor dhe të gjithë fansave të saj - veçanërisht atyre që patën një përvojë të tmerrshme duke u përpjekur të blinin bileta”, ka shkruar Ticketmaster.
Kompania shtoi se përpiqet ta bëjë blerjen e biletave "sa më të lehtë", por e ka theksuar si rast të veçantë turneun e Swift, i cili fillon më 17 mars dhe do të ketë 52 koncerte në shumë stadiumet në të gjithë SHBA për pesë muaj, duke vënë në pah “fluks enorm të interesimit”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Taylor, e cila është shprehur e entuziazmuar për fluksin e interesimit, por edhe “zemërthyer” për mosfunksionimin normal të shitjes virtuale të biletave.
“Nuk do të justifikoj askënd sepse i kemi pyetur disa herë nëse mund të përballonin këtë lloj kërkese dhe u siguruam se do të mundnin”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram.
“Është vërtet e mahnitshme që 2.4 milionë njerëz morën bileta, por më zemëron vërtet që shumë prej tyre ndihen sikur kaluan disa sulme të arinjve për t'i marrë ato”, ka shtuar ajo.
Shitjet për turneun e ri Eras të këngëtares filluan të martën, por kërkesa dërrmuese rrëmbeu faqen e biletave, duke indinjuar fansa të panumërt që nuk mund të blinin bileta.
Klientët u ankuan në mediat sociale për mos ngarkimin e Ticketmaster, duke thënë se platforma nuk i lejonte të aksesonin biletat, edhe nëse kishin një kod para-shitje për fansat e verifikuar.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.