Asi gjerman Florian Wirtz ka folur rreth menaxhimit të presionit që po e përjeton në aventurën e tij të re në Premier League.
Wirtz ishte një nga blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës dhe pritshmëritë normalishtë që ishin të mëdha për të.
Ai nuk ka performuar aq mirë në ndeshjet e para në ishull, andaj është përballur me kritika të shumta, sidomos nga mediat.
Wirtzi për këtë ka sqaruar që kur do ta shënojë golin e parë me fanellën e Liverpoolit, mendimet do të fillojnë të ndryshojnë.
"Normalisht që impakti në gola ka rëndësi për një profil të një lojtari ofensiv sikur unë. Besoj që goli do të vij shumë shpejtë e pastaj gjërat do të jenë më të lehta për mua", ka thënë ai.
Wirtz ishte protagonist me një supergol nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen ndaj Sllovakisë me kombëtaren gjermane.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.