Al Hilali është eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Botës për Klube, pasi u mposht me rezultat 2:1 nga Fluminense.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e ekipit brazilian, ku Martinelli shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Fuentes për ta çuar ekipin e tij në pushim me një gol më tepër.
Ndërsa, ekipi i Inzaghit barazoi gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, ku Marcos Leonardo realizoi për 1-1, njofton Klankosova.tv.
Kurse, Hercules ishte sërish shpëtimtari i Fluminenses, duke realizuar gol në minutën e 70-të të takimit.
Në gjysmëfinale, Fluminense do të ballafaqohet me fituesin e duelit Palmeiras – Chelsea.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.