Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur i zhgënjyer pas dështimit për ta transferuar mesfushorin e Athletico Bilbaos, Nico Williams.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Flick beson se Nico do të kishte qenë një përforcim i rëndësishëm për Barçën.
“Njerëzit pranë Flickut besojnë se agjenti i lojtarit ishte kryesisht përgjegjës që Nico Williams të mos nënshkruante me klubin”, shkruan Romano, transmeton Klankosova.tv.
Transferimi i Williamsit dështoi te Barça, pasi lojtari spanjoll, pavarësisht bisedimeve për disa ditë, nënshkroi kontratën e re me klubin e tij, Bilbaon.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.