Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ndezi debat teksa u pyet nëse mund të trajntonte Lionel Messin.
“Pse jo?” u përgjigj ai, megjithatë, ai sqaroi se rikthimi i Messit në fushë nuk është i mundur për shkak të kontratave ekzistuese.
Ndërkohë, presidenti i klubit, Joan Laporta, ka theksuar se Barcelona nuk do të përpiqet ta sjellë Messin në huazim gjatë pauzës së MLS, por planifikon një nderim të madh pas përfundimit të plotë të Spotify Camp Nou.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.