Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë që është i lumtur me kontributin e Raphinës pasi që sulmuesi jep gjithçka për klubin.
Braziliani është ndër figurat më vendimtare të Katalunasve të cilët pavarësisht lëndimeve i kanë renditur pesë fitore në pesë javët e para në La Liga.
“Që nga dita e parë që kam arritur te Barcelona dhe kam parë Raphinhan, e kam parë një lojtar që jep gjithçka për klubin”, ka thënë Flicku, përcjell gazetari Fabrizio Romano.
“Jam shumë i lumtur me kontributin e tij”, ka shtuar gjermani.