Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se vetë personalisht kishte folur me Marcus Rashfordin për ta transferuar te Barcelona.
Anglezi u duk së paku mbrëmë t’ia ketë shpaguar besimin me dygolëshin e tij që i sjelli fitoren klubit katalunas mbrëmë ndaj Newcastle Unitedit në Champions League.
“Kam folur me Rashfordin në korrik dhe i thashë: Kam nevojë për ty në skuadrën time”, ka deklaruar Flick.
“Nuk jam i befasuar. Rashford është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm dhe me një aftësi të pabesueshme për t’i përfunduar aksionet, gjë që e shohim në stërvitje”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.