E ardhmja e Hansi Flick te Barcelona është në fije të perit.
Sipas gazetës spanjolle "ABC", trajneri gjerman u ka rrëfyer bashkëpunëtorëve të tij se po e mendon seriozisht mundësinë e largimit nga klubi në fund të sezonit, i lodhur nga presioni i përditshëm i pandërprerë dhe mungesa e mbështetjes që ndien nga bordi katalanas.
I ardhur në verën e vitit 2024, Flick pati një ndikim të menjëhershëm në Spanjë. Në sezonin e tij të parë, ai solli një tripletën nacionale - La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën - duke rikthyer dominimin e Barçës në futbollin spanjoll. Por, nën sipërfaqen e këtij suksesi sportiv, tensionet e brendshme dhe situata e brishtë financiare e klubit e kanë rënduar shpejt trajnerin gjerman.
Rezultatet e paqëndrueshme të këtij sezoni nuk e kanë ndihmuar aspak: Barça ndodhet në vendin e dytë në La Liga me 25 pikë dhe ka përjetuar një fushatë të vështirë në Ligën e Kampionëve, përfshirë një humbje ndaj PSG-së dhe një fitore të ngushtë ndaj Newcastleit.
Në moshën 60-vjeçare, Flick - i njohur për standardet e tij të larta dhe disiplinën e hekurt - po vuan nga lodhja mendore në atë që e sheh si një ambient të paqëndrueshëm. Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2027, ai mund të vendosë të largohet më herët nga sa pritej.
Një veprim i tillë do të ishte edhe një tronditje tjetër për Blaugranat, një klub që ende kërkon stabilitet pas disa viteve me probleme.
Bordi, i vetëdijshëm për rrezikun, po përpiqet ta bindë atë të qëndrojë, por këtë herë duket se lodhja po peshohet më shumë se çdo premtim./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.