Hansi Flick ka vlerësuar lart skuadrën e tij pas humbje së parë të sezonit në Laliga, ndaj Sevillas ne Andaluzi.
Ai tha se pjesa e parë duke pësuar dy gola ishte e ndërlikuar, duke folur për dyshimet që kishte për penalltinë që iu dha Sevillas, transmeton Klankosova.tv.
"Do ta analizoj sërish, se nuk e kam të qartë se a ishte penallti apo jo, mirëpo gjyqtari e dha dhe ky ishte vendimi i tij. Më pëlqeu reagimi i skuadrës në pjesën e dytë, mirëpo nuk shfrytëzuam rastet dhe Sevilla tregoj më shumë angazhim dhe dëshirë për fitore në fund", u shpreh ai.
Barcelona pësoi humbjen e dytë me radhë dhe do të kërkojë të këndellet pas pauzës ndërkombëtare, ku pritet të kthehen edhe disa lojtarë nga lëndimet.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.