Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka folur pas fitores fantastike ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.
Ten Hag, thotë se ekipi i tij, qëndroi qetë dhe riktheu ndeshjen me tre gola të bukur, transmeton Klankosova.tv.
“Fillimi ishte i tmerrshëm, por karakteri i ekipit ishte i mrekullueshëm. Ne qëndruam shumë qetë. Ne besuam në vetvete, në planin tonë, ne luajtëm futboll të mirë dhe shënuan tre gola të bukur. Një rikthim i mirë”, u shpreh Ten Hag.
Ai shtoi se golat e Forestit ishin të lehtë dhe sipas tij, herës tjetër nuk duhet t’u lejohet që të realizojnë.
“Me krejt respektin për Forestin, ne nuk mund t’i lejojmë ata që të shënojnë këso gola. Ata ishin të lehtë. Çmenduri, por nganjëherë ndonjë ndeshje shkon kështu. Siç potencova, ne qëndruam qetë”. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.